DRKK Durrës, me mbështetjen e Bashkisë Durrës, vazhdon të jetë e angazhuar intensivisht në punën për hapjen e Muzeut Arkeologjik. Aktualisht po punohet në oborrin dhe mjedisin rrethues të Muzeut. Po përfundojnë proceset e pastrimit, drenazhimit dhe sistemimit, për t’ja lënë rradhën gjelbërimit dhe marrjes së formës përfundimtare të territorit në hyrje të Muzeut