Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare, Durrës, në bashkëpunim me DAR, Durrës dhe me Bashkinë Durrës, si edhe me faktorë të tjerë lokalë që operojnë në fushën e trashëgimisë kulturore, organizojnë, në datën 29 Shtator, ora 16.00, festimin e Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore.
Ju ftojmë të bashkoheni me ne, në një rrugëtim të shkurtër nëpër monumentet e qendrës historike të qytetit, që nis nga Amfiteatri dhe përfundon tek Rotonda, për të ndjerë, jetuar dhe rivlerësuar atmosferën e epokave të ndryshme që ndërtuan këtë qytet, nëpërmjet krijimtarisë së brezit të ri.